Vedat Muriqi mund të luajë përkrah mesfushorit Mesut Ozil sezonin e kaluar, pasi që Sky Sports News raporton se Fenerbahce, pas zyrtarzimit të kosovarit, tani i kanë bërë ofertë Arsenalit për ta huazuar mesfushorin gjerman me origjinë turke.
Mesut Ozil e pati të vështirë ta dëshmojë veten nën drejtimin e trajnerit të ri, Unai Emeryt, sezonin e kaluar, duke qenë titullar vetëm 20 herë në Premierligë. Kjo statistikë është më e keqja për Ozilin që nga sezoni 2007/08, kur luante në Bundesligë.
Pas shqetësimeve për kontratën trevjeçare, me pagë prej 350 mijë funtesh në javë, që Ozili e nënshkroi me Arsenalin vitin e kaluar, Sy Sports News raporton se mesfushori mund të mos jetë pjesë e Arsenalit për sezonin e ardhshëm.
Fenerbahce është duke tentuar ta gjejë ndonjë mundësi për ta transferuar Mesut Ozilin. Por, ata nuk mund ta përballojnë financiarisht blerjen e tij në mënyrë permanente, për këtë arsye dëshirojnë ta huazojnë atë, duke bërë që Arsenali të detyrohet ta paguajë një pjesë të kontratës së tij.
Fenerbahce e ka filluar këtë verë një projekt rindërtimi të skuadrës pasi që sezonin e kaluar të Superligës së Turqisë e mbylli në pozitën e gjashtë. Tashmë ata i kanë siguruar shërbimet e yllit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, duke e transferuar atë nga Rizespori.