Murtezaj: ATK-ja vepron edhe në veri të vendit

Prishtinë | 27 Dhj 2024 | 15:35 | Nga Gzim Mujaj

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka thënë se si ATK funksionojnë në çdo pjesë të territorit të vendit, duke përfshirë këtu edhe katër komunat veriore me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se në ato komuna si ATK-ja, kanë zyrtar tatimor i cili vjen nga radhët e popullsisë serbe të cilët se bashku me zyrtarët shqiptar kryejnë inspektime në pjesën veriore.

Ai ka thënë se si ATK, janë duke u përballur edhe me mungesë të stafit, e cila i bënë që të kufizohen edhe në veprimet në teren.

“Sa i përket funksionimit në territorin e pjesës veriore të vendit, ne edhe në të kaluarën kemi pasur operim edhe sot kemi operim në atë pjesë të territorit. Kemi thënë edhe më parë në kuadër të stafit të ATK-së krahs stafit të nacionalitetit shqiptarë kemi edhe të komunitetit serb zyrtar tatimor. Të cilët në bashkëpunim me zyrtarët e komunitetit shqiptar zhvillojnë aktivitete dhe inspektime edhe në pjesën veriore. Për hir të korrektësisë normalisht nuk mund të themi që 100 për qind janë sfidat e njëjta, por në masë të konsiderueshme sfida të ngjashme ku tatim paguesit e caktuar tentojnë që përmes formave të ndryshme të krijojnë informalitet ose të shmangin detyrimet tatimore…”, tha Murtezaj në konferencën për media.

Të ngjashme