Në kuadër të Samitit Rajonal të Guvernatorëve, Ministrave të Financave dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore, të martën është mbajtur paneli “Reforma dhe modernizimi i Autoritetit Tatimor – Qëllimi, arritja dhe kufijtë”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë panel ka marrë pjesë Ilir Murtezaj zv.drejtor ekzekutiv i ATK-së. Para të pranishmëve ai paraqiti rezultatet e sfidat.
Murtezaj tha se në shumë raporte ky institucion është vlerësuar për reformat e bëra. Ai tha se problem mbetet rruajtja e resurseve njerëzore, duke marrë për bazë lëvizjen e popullatës.
Madje tha se do të ketë problem në sektorin privat dhe se institucionet e kanë të pamundur që t’i ruajnë ato.
Mosanëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, tha ai po ndikon që shumë informata të rëndësishme mos t’i posedojnë si institucion.
Por tha se kanë arritur rezultatet sa i përket inaksimit të borxheve, madje edhe duke trefishuar vlerën.
“Në bazë të raporteve ndërkombëtare ATK-ja është institucioni më i vlerësuar. Kemi edhe sfida, e më kyçe janë: ekonomia digjitale, kriptovalutat, problemi me resurset njerëzore. Çdo ditë do të jetë me vështirë që të ruhen resurset humane, institucionet e kanë të pamundur që t’i ruajnë këto resurse, me theks të veçantë resurset që kanë të bëjnë me pjesën e IT”.
“Sfidë tjetër konsiderohet edhe transferi i çmimeve, që i sfidë të gjitha vendet dhe që po ashtu krijon vështirë në mbikëqyrjen e mirë, dhe jo rrallë herë është i lidhur me mashtrime tatimore. Ne si institucion përkundër që kemi sfidë, kemi shënuar progres të fusha e borxheve ku si rezultat i një reforme që është bërë ne kemi arritur që ta kemi nën kontrolle stokun e borxheve dhe në disa raste kemi arritur të trefishojmë inaksimimin e borxheve”.
“Vazhdojmë të kemi sfida në organizatat ndërkombëtare që krijojnë mundësi në mbledhjen informatave, dhe po punojmë në këtë drejtim. Është evidente çështja e rritjes së bashkëpunimit, por po na krijohen vështirësi ngase nuk jemi pjesë e këtyre mekanizmave. Kur kërkojmë informata në shtete respektive, për mashtrime të ndryshme nuk marrim përgjigje në rastet konkrete për shkak se konsiderohet që s’mund të shpërndahet me shtet jo anëtare”.
Në Samit kanë marrë pjesë përfaqësues të shteteve të ndryshme të Evropës, si Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja Hercegovina, Sllovenia, Kroacia.
Në këtë Samit të gjitha shtetet kanë treguar gjendjen aktuale që kanë dhe me çfarë po përballen. Shumica kanë pranuar se nga Covid dhe lufta në Ukrainë kanë pësuar goditje ekonomike derisa kanë treguar se inflacioni, rritja e çmimeve e normat e interesit tek kreditë janë temat që po diskutohen më së shumti në vendet e tyre.
Në Serbi inflacioni aktualisht është mbi 8 për qind. Në Mal të Zi është 17. 2 për qind. Në Kosovë mbi 10 për qind. Në Kroacia afër 8 për qind. Në Shqipëri 4.6 për qind. Në Sllovenia 9.4 shkalla e inflacionit. Në Bosnjë dhe Hercegovinë 7 për qind dhe Maqedonia e Veriut, inflacioni e ka 13.4 për qind.