Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Murtezaj për tre ditë rresht do të jetë ligjëruesi kryesor në Forumin Global (Provost’s Global Forum), në të cilin do të shtjellohen temat që kanë të bëjnë me kombin, shtetin dhe ridefinimin global të konceptit të vetëvendosjes.
Në këtë aktivitet që mbahet në Iowa dhe në Des Moines, zëvendësministri Murtezaj është ftuar nga Universiteti i Iowa-së, ku Murtezaj do të zhvillojë disa aktivitete.
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, zëvendësministri i jashtëm Murtezaj do të takojë edhe zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Washington.