Murtezaj priti kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës

Prishtinë | 01 Shk 2024 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Në një takim të përbashkët Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, ka pritur në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Sipas komunikatës për medie, temë kryesore e takimit ishte ndryshimi në Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore dhe impakti i tij te bizneset.

“Drejtori Murtezaj njoftoj kryetarin e Odës Ekonomike për ndryshimet e bëra në këtë ligj, Murtezaj tha se do t’i vëmë theks të veçantë transparencës dhe informimit të bizneseve në kohë reale. Në kuadër të bashkëpunimit, u vlerësua rëndësia e komunikimit efektiv dhe të përbashkët me komunitetin biznesor. Administrata Tatimore dhe Oda Ekonomike kanë një synim të përbashkët për të siguruar se bizneset do të informohen në mënyrë të saktë dhe në kohë për çdo ndryshim në ligjin tatimor. Ky takim shënon një hap tjetër pozitiv drejt thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore dhe biznesit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Të ngjashme