Arrestimi i “gylenistëve” në Kosovë, është komentuar edhe në Maqedoni. Eksperti i çështjeve të sigurisë në Maqedoni, Hasim Murtezani, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se arrestimin e gylenistëve ka qenë mirë i koordinuar nga krerët më të lartë të shtetit.
“Arrestimi “gylensitëve” për nga forma procedurale ka qenë me shumë parregullësi, kurse sa i përket deklaratave që kemi dëgjuar ditëve të fundit nga krerët më lartë ngjajnë më shumë si ikje nga përgjegjësia. Një askion aq mirë i organizuar është e pa mundur të mos jetë në dijeni Presidenti apo Kryeministri”.
Murtezani vlerëson se propozimi i Haradinajt për shkarkimin e Minsitritë të Punëve të Brendshme është më shumë ikje nga përgjegjësia e Kryeministrit.
“Në gjithë këtë rast Ministri i Punëve të Brendshme mund të jetë vetëm një viktim e lojrëve politike që mund të bëjnë krerët e lartë lidhur me këtë rast”- u shpreh për Indeksonline, eksperti i çështjeve të sigurisë, Hasim Murtezani.