Musa Dervishi zgjidhet në krye të AKR-së në Skenderaj

| 19 Nën 2016 | 16:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të procesit të ristrukturimit të brendshëm të Aleancës Kosova e Re, sot në Skenderaj në prani të mbi 300 mysafirëve dhe delegatëve, është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i degës së partisë në këtë Komunë.

Në mesin të pranishmëve ishte edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli; kandidati për kryetar të Drenasit nga AKR-ja, Elmi Thaçi; koordinatorja e Forumit të Gruas, Mirlindë Gashi; koordinatori i Forumit Rinor, Zijadin Geci; si dhe përfaqësues të partive të tjera politike në këtë Komunë, të cilët kishin ardhur për ta ndjekur nga afër Kuvendin e AKR-së në Skenderaj.

Të pranishmit në emër të presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i përshendeti koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili deklaroi se Kosova nuk e meriton këtë keq-qeverisje. Ai tha se vetëm me AKR-në Kosova do të mund të këtë rritje ekonomike mbi 10%, shtet ligjor, vende të reja të punës dhe mirëqenie për të gjithë.

“Kosova ka nevojë për burrështetas që mendojnë për të mirën e qytetarëve e ai është burrështetasi, humanisti dhe biznismeni me permasa botërore është Behgjet Pacolli” tha Makolli.

Fjalë rasti para të pranishmëve mbajti edhe koordinatorja e Forumit të Gruas, Mirlindë Gashi e cila potencoi se AKR dhe Presidenti Behgjet Pacolli po rikthehen fuqishëm në skenen politike, për arritjen e ndryshimeve pozitive në vend.

Më pas kuvendi zgjodhi kryetarin dhe kryesinë e degës, ku me shumicë votash kryetar është zgjedhur Musa Dervishi, i cili duke falenderuar delegatët për besimin e dhënë theksoi se AKR-ja është ajo e cila do ta ndryshojë Skenderajn.

“Ne do ti dalim përballë pushtetit lokal me projekte konkrete, ne duam të punojmë për të mirën e vendit”, ka thënë Dervishi.

Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse të degës, me nënkryetarët Ramiz Polaci dhe Aferdita Selimi si dhe sekretare Dorarta Ndreshaj.

Të ngjashme