Musa Hajdari e ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin ballkanik të sallës për senior, të mbajtur këtë fundjavë në Stamboll të Turqisë.
Hajdari e rrëmbeu të argjendtën në disiplinën 800 metra, dhe ishte vetëm shumë pranë normës olimpike.
Ai arriti në cak me kohë 1:49.31, vetëm 11 të qindtat larg normës evropiane.
Musa Hajdari është bursist Olimpik për Tokio 2020.