Musa: Lëndohen edhe dy minatorë në Minierën e “Trepçës”

Prishtinë | 21 Jan 2024 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Ish-minatori i i Minierës së “Trepçës”, Afrim Musa, ka bërë të ditur se para dy ditësh janë lënduar edhe dy punëtorë, derisa ka thënë se askush nuk është marrë me ta.

Ai thotë se asnjë minator nuk duhet të hyjë në minierë pa dal raporti i KPMM-së dhe Ispektoriatit të Punës se si janë lënduar ata.

Ai i ka bërë thirrje krerëve të shtetit, ministrave, deputetëve dhe madje opozitës që të mbajnë seancë të jashtëzakonshme sa i përket çështjes për minatorët që po lëndohen brenda minierës.

“Asnjë minator nuk duhet të hyjë në minierë pa dalë raporti i KPMM dhe Ispektoriati Punës se si ka ardhur deri të lëndimi i minatorëve. Para dy dite janë lënduar edhe dy minatorë të tjerë askush nuk është marrë më këtë çështje. Gjithmonë me Minatorë ME FAT”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme