Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me shtëpinë e re të kryeministrit të zgjedhur, Albin Kurtit.
Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë tij në facebook ku shihet një shtrat i përbërë nga libra.
Mushkolaj në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar “Shpia e re e Albinit”.
Reagimi i Mushkolajt erdhi pasi Kurti e ka ndërruar vendbanimin. Kurti tani raportohet se është shpërngulur në një shtëpi në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë.
E një qytetar, komenti i të cilit u bë viral kishte të bëjë pikërisht me libra. Ai tha se është i gatshëm t’ia lëshojë Kurtit shtëpinë, madje pa para, sepse këtij të fundit i duhet një shtëpi më e madhe se ajo 60 metra katror, për shkak të librave.