Analisti Imer Mushkolaj ka publikuar një faturë, ku shihet se rreth 73 euro kanë kushtuar 17 librat e klasës së katërt në Kosovë.
Qeveria Kurti ka vendosur t’i ndajë 50 euro për blerjen e teksteve shkollore dhe 30 euro për materialet shkollore. Prindërit duhet të aplikojnë në platformën e-Kosova, që të subvencionohen me këto mjete.
Megjithatë, Mushkolaj shprehet se e tërë shuma e përcaktuar, e cila akoma nuk është rimbursuar, është shpenzuar vetëm në tekste shkollore.
“Kjo është fatura e 17 librave të klasës IV. Kanë kushtuar 73 euro. Qeveria ka thënë se për klasët 1-5 do t’i ndajë nga 80 euro – 50 për tekste, e 30 për materiale shkollore. Siç po shihet, gati krejt shuma e përcaktuar (që ende nuk është rimbursuar) është shpenzuar për tekste”, shkroi ai në Facebook.
“S’di qysh e ka llogaritë qeveria që me 7 eurot e mbetura me i ble materialet shkollore”.