Analisti Imer Mushkolaj reagoi pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese, me arsyetimin se gjyqtari raportues, Radomir Laban, paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.
Mushkolaj ngriti disa pyetje lidhur me kohën dhe mënyrën e reagimit të Presidentes, duke vënë në pikëpyetje konsistencën dhe përgjegjësinë institucionale të saj dhe të autoriteteve shtetërore.Sipas tij, nëse gjyqtari serb vërtet cenon sigurinë kombëtare, atëherë “përgjegjësinë më të madhe e ka vetë presidentja, e cila nuk ka reaguar me vite.”
“A ka paraqitur dhe a paraqet rrezik kombëtar gjyqtari serb i Kushtetueses? Nëse po, çfarë kanë bërë institucionet, presidentja për ta larguar atë? Nëse nuk kanë bërë asgjë, atëherë kanë përgjegjësi. Nëse gjyqtari serb cenon sigurinë kombëtare, atëherë përgjegjësinë më të madhe e ka vetë presidentja, e cila nuk ka reaguar me vite. Pse presidentja nuk reagonte kur ai caktohej gjyqtar raportues për raste të tjera, por vetëm tash për kërkesën e saj? Pasojat e kësaj qasjeje të presidentes do të kuptohen më vonë. Pasoja negative, fatkeqësisht.” – shkroi ai.