Me vendim të Qeverisë nga sot hapet gastronomia dhe shkollat, derisa, orari i lëvizjes është shtyrë deri në ora 22:30.
Për këtë vendim të Qeverisë ka reaguar analisti Imer Mushkolaj.
Në një shkrim në Facebook ai ka pyetur se çfarë efekti pozitiv kanë pasur masat 12 ditore.
I njëjti ka thënë të njëjtat kanë qenë veç një “eksperiment i kotë”.
“A po na kallxon dikush çfarë efekti pozitiv patën këto masat 12 ditore? Apo veç ishte një eksperiment i kotë?”, ka thënë ai.