Nisma për të rrëzuar Qeverinë Kurti nga partneri qeverisës LDK erdhi pasi Kryeministri Albin Kurti shkarkoi nënkryetari e partisë së Isa Mustafës, Agim Veliun nga posti i minsitrit të Punëve të Brendshme.
E pasi u votua me 82 vota rrëzimi i Qeverisë, Kurti shkarkoi edhe një nënkryetar të LDK-së, nga Qeveria, Avdullah Hotin nga posti i zv. Kryeministrit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.
E në një intervistë për gazetën inFokus, analisti Imer Mushkolaj, po thotë që ky veprim është inatçor e hakmarrës.
Megjithatë sipas Mushkolajt, po të merren përbazë kriteret mbi të cilat u shkarkua Agim Veliu edhe Avdullah Hoti do duhej të shkarkohej moti.
“Vendim intacor, hakmarrës, edhe pse bazuar ne kriteret me te cilat është shkarkuar Agim Veliu, Hoti eshte dashur te shkarkohet qysh moti, ngase vazhdimisht ka qene kundër qëndrimit për heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit”, ka thënë Mushkolaj.