Musk tani vlen sa gjysma e Bezos, pasuria e tij u rrit për 73 miliardë dollarë nga fillimi i vitit

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk i është bashkuar klubit të miliarderëve që kanë arritur pasuri qindra miliardëshe.

Vlera neto e miliarderit ka kapërcyer vlerën prej 100 miliardë dollarë [87 miliardë euro, raporton telegrafi.

Njëkohësisht, vlera neto e themeluesit të Amazon dhe personit më të pasur në botë, Jeff Bezos, kapërceu vlerën e 200 miliardë dollarëve [169.5 miliardë euro].

Shumë nga njerëzit më të pasur në botë, kanë rritur pasurinë e tyre që nga fillimi i vitit.

Bloomberg thotë se 500 personat më të pasur kanë fituar 809 miliardë dollarë [685 miliardë euro].

Pasuria e Musk është rritur për më shumë se 73 miliardë dollarë [62 miliardë euro] që nga janari, sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg dhe Bezos me 87 miliardë dollarë [74 miliardë euro].

Rritja e pasurisë së Musk është kryesisht nga rritja e aksioneve të Teslas për 400 për qind brenda vitit.

Që nga muaji qershor, Musk zotëronte 40.4 milionë aksione të Teslas, të cilat kanë vlerë prej 87 miliardë dollarësh [74 miliardë euro]. Në fillim të vitit 2020, Musk zotëronte afro 38.7 milionë aksione, me vlerë prej 16.2 miliardë dollarësh [14 miliardë euro].

Të ngjashme