Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e ministrit të tij, Hekuran Murati, të bëra vite më parë, kundër veteranëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.
Kurti ka thënë se nuk është komentues dhe se komente të tilla ka thënë se nuk mund të jenë prioritet i tij.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kur janë në pyetje kundërshtarët e tij politik, Kurtit i dalin damarët në foltore të Kuvendit.
Musliu e quan Kurtin një hipokrit dhe mashtrues.
Postimi i saj:
Kur janë në pyetje kundërshtarët e tij politik i dalin damarët në foltore të Kuvendit duke folur e komentuar veprimet e para 20 viteve ndërsa kur janë në pyetje këta qakojt e vet ja si është pergjigjur Albini:
“Unë jam kryeministër por jo komentues. Komentues ka pafund. Kryeministri qeveris me vendin për çështje madhore, dhe çka shkruajnë komentuesit për tema të shumë vjetëve nuk mund të jenë temë as prioritet për mua”, ka thënë Kurti sot.
Ti vec Kryeminister nuk je për deri sa ende se ke kuptuar se në Kosovë as nuk ka e as nuk ka me pasë asnjëherë dicka më madhore se UÇK-ja. Je një hipokrit, një mashtrues.