Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi është shprehur se në Kosovë ekziston ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve.
“Është e pashpjegueshme mënyra si ka vepruar Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, aq më tepër janë të pashpjegueshme veprimet e policisë dhe prokurorisë të cilat i pamë”.
“E kemi ligjin që është i avancuar dhe që mbron burimet e gazetarëve. Ligji është mburojë e sigurt për të gjithë gazetarët dhe burimet e tyre”, është shprehur Musliu, njofton Klan Kosova.
“Nuk mund asnjë polici dhe asnjë prokurori ta ftojë gazetarin dhe t’ia kërkoj burimin. Kjo përbënë njëfarë shantazhi. Për gazetarët e rinj mund të jetë shok që të gjendet në një stacion policor duke iu kërkuar se nga i “kanë shkuar letrat””.
Musliu në Info Magazine, duke folur për raportimet rreth nënshkrimit të kontratës për sjelljen e vaksinave kundër COVID-19, është shprehur se mediat nuk janë të paprekshme.
“Mediat janë të pavarura, nuk janë të paprekshme, por nuk kemi kërkesa tjera përveç se kërkesave ligjore. Ne duam vetëm të zbatohet ligji”.