Musliu: Drejtori i AKI-së më tha se s’janë të përfshirë në skandalin me lajmin e “Slobodna Bosna” që doli në RTK

Prishtinë | 25 Kor 2024 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se si kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së e ka kontaktuar shefin e kësaj Agjencie, Petrit Ajetin, për të kërkuar një përgjigje, meqë janë ngritur pretendime se agjencia është përfshirë në skandalin me lajmin e “Slobodna Bosna” që u trasnmetua në RTK.

Musliu ka thënë se në bazë të përgjigjes zyrtare që ka marrë, Drejtori i AKI-së ka deklaruar se AKI-së s’është e përfshirë dhe s’ka të bëjë me këtë rast.

Postimi i plotë:

Pas interesimit të madh të mediave dhe në pamundësi që ti përgjigjem secilit medium veç e veç po jap sqarim lidhur me deklaratat dhe shkrimet se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së.

Të nderuara Media,

Të dashur qytetarë

Si kryetare e Komosionit Parlamentar për Mbikqyrjen e AKI-së, pas daljes në publik të pretendimeve se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së në sulmin ndaj mediave Nacionale dhe Pereskop, sot kam komunikuar me Drejtorin Petrit Ajeti për tu informuar për vërtetësinë e lajmeve lidhur me përfshirjen e AKI-së në këtë skandal.

Në bazë të përgjigjejes zyrtare të Drejtorit Ajeti, deklaroj se AKI nuk është e përfshirë dhe nuk ka të bëjë me këtë rast.

Si kryetare e Komisionit Mbikqyrës Parlamentar ftoj Prokurorinë Speciale të intervistoj Drejtorin e RTK 1, Rilind Gërvallën dhe të zbardhë këtë rast, përndryshe kjo çështje po e dëmton jo vetëm reputacionin e AKI-së, por indirekt edhe sigurinë nacionale!

Të ngjashme