Musliu: E drejtë greva e punëtorëve të KRM “Pastrimi”, por jo në këtë mënyrë

Prishtinë | 14 Mar 2023 | 15:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, e ka quajtur legjitime grevën e punëtorëve të KRM “Pastrimi”, me ç’rast mbeturinat në kryeqytet kanë mbetur pa u mbledhur, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse e quan të drejtë kërkesën për rritje pagash, Musliu thotë se greva nuk duhet të bëhet në këtë formë.

“Sot bashkë me nënkryetarin e komunës, Alban Zogaj, kemi takuar punëtorët dhe kemi dashtë që së afërmi t’i dëgjojmë problemet e tyre. Kërkesat për rritje të pagës është legjitime dhe duhet një rritje page, mirëpo jo sot të lajmërohet dhe sot të futen në grevë, përndryshe është e nevojshme rritja e pagës dhe ne si komunë jemi me ta”, u shpreh ai.

Të ngjashme