Ganimete Musliu e quan “yll estrade” Dardan Sejdiun

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 21:19 | Nga

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, i është përgjigjur përmes një postimi në Facebook, nënkryetarit të Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, i cili të mërkurën gjatë ditës ka deklaruar se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, nuk duhet të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Statusi i plotë i Musliut në Facebook:

Sot paska fol edhe ylli i ri i estradës së kuqe sovjetike nga VV, Dardan Sejdiu, që po shijon “sukseset” e fitores humbëse të 11 qershorit dhe paska thëne se Kadri Veseli nuk është njeri i duhur për kryeparlamentar!?

Ani, mirë e ka, pasi tash ka fituar edhe mandatin e deputetit, ky ma i butë se ai shoku i tij “Skenderbeu” (baba i tij me alltia u endeke në Kosovën e vrarë të vieve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë, e me leje të tij); por edhe ky Sejdia me nanën e vet, gjyqetare të dhunshme të Millosheviqit në Kosovë, duke punuar deri në 1999, me kanë me nxanë Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin të gjallë atëhere, nuk dihet a i kishin lëshuar të gjallë ndonjëhere prej gjyqit serb ku ka punuar!? E lëre ma kryetar shteti apo kryeparlamentar!?

Populli im, sa çudi kjo VV, ka mbledhë në fronte tërë këtë soj të këtyre njerëzve “patriot”! !!!!
Ama patriot!
Këta, për ata nuk e njohin shtetin e Kosovës, vec e dojnë me nostalgji bashkimin e madh … sovjetik!

https://www.facebook.com/ganimete.musliu.9/posts/10155437747553006

 

Të ngjashme