Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në Kuvend, tha se institucionet kanë neglizhuar ndotje e ajrit dhe nga kjo pakujdesi po e pësojnë qytetarët, raporton Ekonomia Online.
“Kjo situatë ka ardhur nga neglizhenca e institucioneve duke përfshirë edhe Kuvendin dhe mungesa e informimit kanë ndikuar që qytetarët ti nënshtrohen rrezikut të drejtpërdrejtë. Shteti nuk bëhet duke improvizuar, se ka bërë askush dhe as në nuk mundemi”.
“Sa herë që po ndodhin disa situata që fillojnë të din nga kontrolli po fillojmë të dëgjojmë mençuri e mençuri se si ti tejkalojmë por ne nuk mund të zbulojmë rrotën, mjafton apo ka mjaftuar të shohim si i kanë evituar shtetet tjera dhe të ndërmarr hapat e nevojshëm”.
Ajo më tej shtoi se veturat nuk janë shkaktari kryes i ndotjes dhe se duhen të gjenden alternativa konkretet e mos të improvizohet me masa të paplanifikuar që po ndikojnë në tollovi në trafik.
“Veturat nuk janë shkaku kryesor i këtij kontaminimi, veturat janë në vendin e tretë, dhe nëse synohet zgjidhën e mirëfilltë e këtij problemi duhet të luftohet shkaku në rrënjë për të vazhduar në adresat tjera që ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes”.
“Autobusët vonohen me minuta të tërë duke i dhënë sqarime qytetarëve se cili autobus nga cila linjë shkon, asnjëherë nuk ndalen në stacione qe duhet të ndalen duke krijuar tollovi në trafik dhe duke hutuar qytetarët, nuk e kemi në autobusë një letër A4 që na tregon destinacioni e autobusit dhe oraret, sepse nuk janë të shtrenjta sikur termocentralet dhe filtrat e tyre. Të fillojmë të gjejmë një alternativë, mos improvizoni sepse improvizime po na ngufatin çdo zhvillim”.