Musliu: LVV-ja në krizë sivjet, s’ju ka mbetur farefis për dasma

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se partia e Albin Kurtit ka thyer çdo premtim ndaj qytetarëve.

Në një intervistë për Reporteri.net, Musliu ka thënë se Vetëvendosje ka instaluar një klimë përndjekëse politike, e cila është bërë e padurueshme.

“Duhet ta keni parasysh që VV-ja është në krizë sivjet, sepse nuk ju ka mbetur farefis për dasma”, ka thënë ajo.

Musliu më tej ka thënë se partia e saj, PDK-ja, është e gatshme çdoherë për zgjedhje të reja, sepse para qytetarëve mund të del ballëlart.

“Sa i përket rezultatit, PDK e meriton të kthehet në krye të shtetit, sepse të tjerët e kanë dëshmuar se nuk ia dalin”, ka deklaruar Musliu.

Të ngjashme