Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se njësiti i Njësisë Speciale Operative (NJSO) ka përfunduar në Skenderaj me një urdhër të rremë, pasi siç pohon ajo atyre u ishte komunikuar se po niseshin për një aksion në veri të vendit.
Ajo thotë se me këtë siç e quan“manovër” duhet të merret Prokuroria e Shtetit.
Postimi i saj:
Në bazë të informatave që kam, njësiti NJSO në Skenderaj përfundoi pas një urdhëri të rremë.
Atyre u ishte thënë se po niseshin për një aksion në Veri. Në rrugë e sipër ata e kuptuan që destinacioni i tyre ishte Skenderaj. Dhe kjo manovër është pikërisht ajo me çfarë do duhej të merrej prokuroria e shtetit.
E gjithë struktura komanduese e policisë në Mitrovicë dhe ajo e njësisë speciale në fjalë, iu nënshtruan një presioni të tmerrshem, nga marioneta e Albin Kurtit, Xhelal Sveçla. Kurse Mehani i cili në Drenicë do mbahet mend si i pari pas Millosheviçit që kontribuoj në shtetrrethimin e Skenderajt, ishte vetëm një figurë e vockël në gjithë këtë teatër. Qëllimi i tyre nuk u realizua.
Respekt për gratë dhe burrat e uniformuar që treguan rezistencë, qetësi dhe profesionalizëm.
Drenica është gjithmonë vigjilente dhe në mbrojtje të shtetit dhe kombit nga armiqë të jashtëm, por edhe të brendshëm.