Musliu pasi Osmani nuk e përmendi emrin e Thaçit: Tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa

Prishtinë | 15 Dhj 2023 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani se nuk e ka përmendur emrin e Hashim Thaçit.

Musliu tha se Osmani me këtë ka treguar injorancë dhe urrejtje patetike.

“Vjosa Osmani edhe sot e deshmoj qe nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë. Kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i Presidentit qe shpalli Pavarsinë e Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi, kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa. Prandaj unë sot nuk bojkotova adresimin e Presidentit te shtetit tim, bojkotova fjalimin e nje gruaje qe nuk mund të sherohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke te lavdishme të historisë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme