Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka komentuar një paraqitje t ëish-ministrit të Brendshëm të Serbisë Aleksandër Vulin. Sipas Musliut ai haptazi ka bërë thirrje për krijimin e botës serbe, duke theksuar se Vulin është mëshirim luftënxitës serb.
“Aleksandër Vulin haptazi bën thirrje për krijimin e botës serbe. Aleksandër Vulin haptazi bën thirrje për krijimin e botës serbe, zëvendësim për konceptin Serbia e madhe, një projekt që solli tërë gjenocidin, spastrimin etnik dhe vuajtjet ndaj shqiptarëve kroatëve dhe boshnjakëve gjatë viteve 90-ta. Vulin është mishërim i luftënxitësit serb, i ushqyer dhe verbuar nga nacionalizmi primitiv nga Kisha Ortodokse Serbe, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Serbisë, intelektualët dhe segmente të tjera të shoqërisë serbe që të gjitha së bashku gjejnë përfaqësim në institucionet më të larta të shtetit serb”, ka shkruar Musliu.
Madje ai ka nënvizuar edhe cështjen e Shoqatës Historike Ruse që sipas tij do të shërbejë si infrastrukturë për koordinimin strategjik të luftës hibride që Serbia dhe Rusia do ta bëjnë së bashku.
Ai këtu ka përmendur se target mund të jenë edhe serbët e Kosovës.
“E tëra kjo bëhet nën tutelën e Rusisë, më saktësisht mbikëqyrjes së rreptë të Sergej Narashkin si drejtor i i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse. Shoqata Historike Ruse do të shërbej si infrastrukturë për koordinimin strategjik të luftës hibride që Serbia dhe Rusia do ta bëjnë së bashku. Përmes këtij projekti të Rusisë në Serbi është një kanal për depërtimin ideologjik si dhe luftës informative ruse në Ballkan. Target i këtij projekti do të jenë padyshim edhe serbët e Kosovës, ku ndikimi politik, kulturor, fetar e psikologjik ndaj tyre do të intensifikohet me qëllim instrumentalizimin e mëtejshëm të tyre”, ka shkruar mes tjerash Musliu.
Praninë ruse në Serbi e konsiderton rrezik për paqen në rajon.
“Forcimi i pranisë ruse në Serbi përbën rrezik për paqen në rajon, por është edhe kërcënim real për stabilitetin e vet Evropës. Tani përveç qendrës në Nish, Rusia përforcon praninë e saj edhe me një qendër tjetër në Beograd, dhe lufta informative kundër qeverive demokratike në rajon por edhe projekteve të tyre për integrim në Bashkimin Evropian do të përbaltet nga makineria për prodhimin e lajmeve të rreme ruso-serbe. Kjo duhet të shërbej si alarm për shtetet demokratike”, ka përfunduar shkrimin, duke e cituar dhe një pjesë të fjalimit të Vulin ku tha se “Shoqata Historike Ruse është pika e tubimit për të gjithë ata që e shohin Serbinë si të pavarur, të lirë dhe të drejtë, që e shohin Serbinë si një shtet që do të luftojë për krijimin paqësor të botës serbe pa asnjë pengesë, dhe që do të luftojë për t’u bërë një aleate e vërtetë e Rusisë dhe Kinës”.