Eksperti i sigurisë, Agim Musliu teksa ka komentuar vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në një lokal në Pejë 27 vjet më parë, ka thënë se kjo tregon faktin se Serbia është në gjendje të vras, vetëm që më pas t’i fajësoj shqiptarët.
Për këtë rast, i njohur si rasti “Panda”, Musliu thotë se bota duhet ta kuptojë realitetin dhe manipulimet e një shteti që sakrifikon popullin e vet për një kauzë të rreme.
Postimi i plotë i Musliut:
Kanë kaluar 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për rastin “Panda”.
Për vite me radhë shqiptarët u akuzuan publikisht pa asnjë provë.
Ironia më e madhe është se vetë Vuçiqi tha se autoritetet serbe posedojnë të dhëna për vrasësit dhe që po e citoj “e din saktë se çfarë ka ndodh atë ditë!”
Megjithatë asnjë emër nuk është bërë publik, asnjë procedurë penale nuk është hapur dhe asnjë e vërtetë nuk u është thënë familjeve të viktimave!
Ka shumë veprime të tilla dhe të ngjashme që shteti hegjemonist serb ka bërë në vazhdimësi, por Kjo vepër në veçanti dëshmon se çka është në gjendje të bëjë Serbia, ti vras të rinjtë serb për ti akuzuar shqiptaret, këtë ka mundur vetëm një shtet që nuk njeh kurrfarë limiteve njerëzore.
Bota duhet ta kuptoj realitetin dhe manipulimet e një shteti që sakrifikon edhe popullin e vet për një kauzë të rreme!!
Heshtja e Vuçiqit ende e mbron këtë krim!