Këshilltari i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacollit – Naim Musliu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se shoqëria civili po kërkon që ish-presidenti Pacolli të shpallë kandidaturë për president të Kosovës.
Gjithashtu Musliu njofton se kjo gjë kërkohet edhe nga partia.
Sipas Musliu, Pacolli ka dëshmuar se është i vendosur në interesat e vendit para ato të tij.
Në fund, Musliu premtoi se në rast se Pacolli bëhet president vendi, ky i fundit do të japë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë.
“Një pjesë e qytetarëve dhe të shoqërisë civile kërkon që z. Behgjet Pacolli të shpall kandidaturën e tij për President të Kosovës. Kjo gjë po kërkohet tani edhe nga partia, Aleanca Kosova e Re. Gjithmonë duke respektuar mandatin kushtetues të Presidentit aktual. Si ish-President i vendit, z. Pacolli ka dëshmuar se i vendos interesat e vendit para ato të tij. Në rast të marrjes së detyrës ai do të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të AKR-së”, ka shkruar Musliu.