Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një postim ka thënë se sot kryeministri në detyrë Albin Kurti ka detyruar ministren Rozeta Hajdari për të dalë në konferencë në ditën e saj më të vështirë.
Kjo pasiqë, sot ministres Hajdari në mëngjes i kishte vdekur babai ndërsa pasdite ka dalë në konferencë për media.
Musliu për këtë ka thënë se është tejkaluar tradita, zakoni.
Postimi i plotë:
Sa pa ndjenja duhet te jete nje Kryeminister i shkarkuar qe detyron nje vartese te tije te dal me te ne konference per shtyp diten kur asaj i vdes Baba.
Kjo tejkalon traditen, zakonin, dhimbjen, kjo tejkalon gjithcka!
TURP!
Ngushellime Ministres Hajdari dhe gjithe familjes per humbjen e me te dashurit te tyre!