Musliu-Shoshi: Albin, larg duart nga ushtria e Kosovës

Prishtinë | 11 Tet 2024 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së.

Musliu-Shoshi ka thënë se sjellja e ushtrisë në këtë gjendje është e pafalshme.

Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t`i mbaj duart larg ushtrisë.

“Albin larg duart nga Ushtria e Kosovës! Nuk të lejojmë ta shkatërrosh! Shteti agresor nga i cili jemi çliru me luftë e me sakrificë blenë nga Franca avionë luftarak, ndërsa Albin Kurti bënë hajgare me ushtrinë e Republikës sonë dhe i lënë pa bukë! E pafalshme! E turpshme!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Të ngjashme