Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi përmes një statusi në facebook i është drejtuar kryeministrit Kurti, duke i thënë se heqja e vizave varet nga lobimi që bënë qeveria dhe(ministrat) me shtetet individuale, anëtare të BE-së.
Tutje, ajo tha se gafet e përditshme, korrupsioni, punësimi pa kritere por me favorizime familjare e partiake nuk ndihmojnë.
Postimi i plotë:
Kryeminister, heqja e vizave varet nga lobimi që bëjnë vartësit e juaj (ministrat) me shtetet individuale, anëtare të BE-së .
Gafet e përditshme, korrupsioni, punësimi pa kritere por me favorizime familjare e partiake nuk të ndihmojnë!