Musliu-Shoshi: Kërkesat për anëtarësim në KiE tregojnë qartë që aleatët kanë humb besimin në qeverinë Kurti

Prishtinë | 26 Pri 2024 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka thënë se kërkesat me ngulm për anëtarësim në KiE tregojnë qartë që aleatet e kanë humb besimin në qeverinë Kurti.

Sipas Musliut, interesi i vendit duhet të jetë mbi të gjitha.

“Kërkesat me ngulm për anëtarësim në KiE tregojnë qartë që aleatet e kanë humb besimin në qeverinë Kurti.
📌Ata nuk besojnë në zotime, përfshi letrën e dërguar ku premtojnë implementimin e Asociacionit, miratimin e Kodit Civil dhe shumë çështje tjera, nënshkruar nga Vjosa, Albini e Glauku!
Kauzat e Albinit të përdorura vetëm sa me ardh në pushtet duke mos kursyer asnjë mjet ndaj partive në pushtet, sot po i kthehen bumerang!
Pavarësisht kësaj, interesi i Kosovës mbi të gjitha!Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë anëtarësimin në KiE! E pafalshme do të jetë humbja e një momentumi të tillë”.

Të ngjashme