Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar nga kryeministri Hoti që të shkarkojë ekipin e ekspertëve për bisedimet me Serbinë.
Ajo pas vjedhjes së çantës që i është bërë delegacionit, poashtu ka kërkuar nga kryeministri të tregoj se çfarë kishte në atë çantë.
Postimi i saj i plotë:
Kryeminister, ekspertët për bisedime nuk janë kredibil dhe duhet t’i shkarkosh menjëherë!
Në çantën e cila është vjedhë ka pasur dokumentacion zyrtar të natyrës sensitive që janë përdorë dhe që do të përdoreshin për bisedime, dokumente strategjike dhe konfidencinale. Këtë e dini ju më së miri, por nuk po e pranoni. Ka prova të besueshme që e dëshmojnë këtë, nuk janë shpifje.
Sipas informatave, njësitë të specializuara të hetimit të shtetit Belg dhe Prokurorë janë caktuar që ta menaxhojnë rastin.
Sot është me rëndësi të dimë se a ka qenë hajni ordiner, apo është vjedhur nga ndonjë grup për shkak të pozitës së z. Mustafa që mban në delegacion.
Për deputetët e Kuvendit, por edhe për qytetarët është i rëndësishëm deklarimi i juaj i vërtetë se çka kishte në atë çantë?