Musliu- Shoshi: Kur e kaluara harrohet, ajo përsëritet!

Prishtinë | 03 Maj 2023 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me termin e përdorur në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket Personave të Pagjetur.

Sa i përket termit të zhdukur me dhunë, apo të zhdukur me forcë, Musliu-Shoshi ka thënë se për çështje shumë të rëndësishme po flet padituria dhe jokompetenca dhe se pasojat do të jenë të përhershme.

Postimi i Musliu-Shoshi:

Kur e kaluara harrohet, ajo përsëritet!

Të zhdukur me dhunë apo të zhdukur me forcë…” Enforced Disappearance” apo “Forcibly Disappeared” … Këtu flet padituria dhe jokopetenca për çështjet shume te rëndësishme, e që pasojat do te jenë të përhershme.

Mjerim!

Të ngjashme