Musliu- Shoshi pas deklaratës së Osmanit: Më mirë vonë se kurrë

Prishtinë | 29 Maj 2024 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Pas deklaratës që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë për Ekonomia Online rreth mosinformimit të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla e cila ditë më parë kishte dërguar një letër në Këshillin e Evropës kanë pasuar reagimet nga personalitete të shumta.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Musliu Shoshi ka thënë se Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashur të shpërfaqë të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit,  shumë më herët.

“Më mirë vonë se kurrë!

Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashtë të shpërfaq të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit shumë më herët. Tashmë dëmi është bërë, por e vërteta e dështimit po dihet qartë!”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Të ngjashme