Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se nuk është e çuditshme se përse veteranët përjashtohen nga Qeveria.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka “goditur” Qeverinë, duke thënë se ajo po lartëson Oliver Ivanoviqin dhe Milan Radojqiqin e po përjashton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Nuk është çudi që veteranët përjashtohen nga qeveria e Albinit, përkundrazi! Kur lartësohet Oliveri e përkrahet Milani përjashtohet UÇK, veteranët dhe çdo kategori që asocon me luftën çlirimtare”.
Dje në Kuvend u votua Ligji për pagën minimale, ku mes të tjerash, veteranët e UÇK-së u eliminuan nga lista e këtij Ligji, raporton Indeskonline.
Projektligji ka qenë çështje e diskutueshme për shkak të veteranëve të cilët kërkonin që të përfshihen në pagën minimale.
Qeveria nuk ishte për këtë, duke u thirrur në listën e veteranëve që e cilësojnë të fyer.