Musliu-Shoshi porosi Kurtit: Para se të raportosh për Zajednicën, duhet të kërkosh falje

Prishtinë | 03 Nën 2023 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka dërguar një porosi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Musliu-Shoshi kërkojë nga Kurti që para se të fillojë raportimin për takimet e fundit në Bruksel, të kërkojë falje. “E ke borxh me ju kërku fajle të gjithë atyre që TI i ke cilësu tradhtar, hipokrit, rrenca e paqavra!”, ka shkruar deputetja.

Ajo ka thënë se ‘Herët a vonë, gjynahet të zënë!’.

Postimi i plotë:

Albin, para se me raportu sot në Kuvend për ‘Zajdnicën’ e ke borxh me ju kërku fajle të gjithë atyre që TI i ke cilësu tradhtar, hipokrit, rrenca e paqavra!

E mbi të gjitha borxh e ke me i kërku falje të gjithë atyre që kanë dhënë jetën, kanë qendru në burg, kanë humb gjymtyrë e janë zvarritë në rrugë për KAUZAT e rrejshme tuat me qëllim ardhjen në pushtet!

Heret a vonë, gjynahet të zënë!

Të ngjashme