Musliu-Shoshi uron Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, Alain Berset për detyrën e re: Mirëpresim mbështetjen tuaj

Prishtinë | 01 Tet 2024 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi në kuadër të adresimit të saj në Asamblenë e Këshillit të Evropës në Strasburg, i ka uruar suksese Sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Alain Berset, i cili ka marrë këtë detyrë dy javë më parë.

Musliu-Shoshi ka thënë se angazhimi dhe përkushtimi i Berset për funksionimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut largon dyshimin në këtë proces për të drejtën e merituar të Kosovës për të qenë pjesë e KiE.

“Jemi të përkushtuar dhe mirëpresim mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj për të qenë në agjendën e takimit të radhës ministror në maj 2025”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme