Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për ardhjen e Albin Kurtit në krye të Qeverisë.
Musliu tha se është në linjë të plotë me PDK-në dhe se veprimet do të jenë të koordinuara me partinë, por se ajo është shprehur se në rast se ndonjë parti do ta dërgonte zgjedhjen e Albin Kurtit në krye që Qeverisë, në Kushtetuese, atëherë ajo personalisht do ta përkrahte.
Musliu tha se do ta përkrahte iniciativën e secilës parti për ta dërguar çështjen e Kurtit në Kushtetuese, përpos Listës Serbe.
“Po, të them të drejtën, veprimet e mia janë të koordinuara me partinë, por në një moment të caktuar kur një vendim që mirret në Kuvend tejkalon përmasat e politikave ditore ose grupeve partiake, unë jam e lirë të veproj mbi bindjet e mia të lira dhe besimin që ma ka dhënë qytetari i Kosovës. Nëse një parti tjetër merr iniciativën ta dërgojnë në Gjykatë, unë personalisht do ta nënshkruaj.Kushto që e merr, përjashtimisht Listës Serbe, e ka nënshkrimin tim”, u shpreh Musliu në ATV.