Musliu thotë se ka rënë numri i aksidenteve me fatalitet në Prishtinë

Prishtinë | 27 Jan 2023 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka thënë se është i lumtur që ta ndajë lajmin se ka rënë numri i aksidenteve me fatalitet në Prishtinë.

Sipas tij, kjo tregon se puna, vullneti dhe angazhimi njëvjeçar po shpërblehet.

“Për të krijuar siguri për të gjithë qytetarët, në shumë lagje, rrugë dhe fshatra kemi vendos sinjalizim horizontal dhe vertikal, shënjim, pengesa në rrugë, rrethoja, pajisje led dhe laser në vendkalimet e këmbësorëve dhe në udhëkryqe”.

“Të gjitha elementet e sigurisë, të cilat i kemi vendos në komunikacion, kanë rezultuar të jenë produktive, pasi që në vitin 2022, statistikat janë më të ulëta në aksidente fatale, krahasuar me vitin paraprak në territorin e Kryeqytetit”.

Ai shton se në vitin 2021 kanë ndodhur tetë aksidente me fatalitet; ndërsa në vitin 2022 kanë ndodhur katër raste.

Të ngjashme