Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet rritja e koeficientit të pagave nga 105 në 129.
Musliu në fjalimn e saj tha se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet me ide komuniste.
“Të pasurit do t’i bëjmë të varfër, e të varfërit të pasur”, tha ajo.
“Ajo çka shohim sot qytetarë të dashur është që me ardhjen në pushtete të Lëvizjes Vetëvendosje, të pasurit janë bërë më të varfër e të varfëritt I kanë qit përtoke e I kanë rrënu për së gjalli”, theksoi Musliu.
Deputetja e PDK-së shtoi se VV-ja, erdhi në pushtet me slloganin hajnat në burg e nuk la gja pa vjedh prej që ka ardh në pushtet.
“Qytetarëve u’a vodhi edhe bukën e gojës, edhe vajin, edhe sheqerin e në fund po u’a vjedh edhe shpresën. Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet me slloganin shkon Lumezi e vjen Elezi, e prej se ka ardh në pushtet I ka shpallë luftë gjykatave dhe prokurorisë e i ka lanë gjykatat edhe pa Lumez e edhe pa Elez”, shtoi deputetja e PDK-së.
Në seancën e jashtëzakonshme nuk morën pjesë deputetët e LVV-së, të cilët e bojkotuan seancën.