Musliu: VV-në s’e zë gjumi pa komunikuar me Listën Serbe

| 11 Kor 2023 | 15:41 | Nga

Ganimete Musliu, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka ironizuar në lidhje audio-incizimet që i dolën në shesh pushtetit aktual, ku ishte pjesë Mimoza Kusari-Lila me Slavko Simiqin, e që diskutonin për Milan Radojçiqin.

Ajo tha se Vetëvendosja, nuk mundet “me fjet pa komunikuar me Listën Serbe”.

Publikohet pjesa e dytë e përgjimit Kusari-Lila – Simiq, deputetja e PDK-së: Ah Mimozë, Mimozë!
Ndër të tjera, ajo ka theksuar për Lajmi.net, se audio-incizimet e publikuara janë dëshmi se pushteti koordinohet me Listën Serbe për tema të ndryshme.

Tutje, Musliu ka thënë se me publikimin e bisedës ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës me përfaqësuesin e Listës Serbe, Qeveria është dashur të rrëzohet qysh dje.

“Absolutisht unë e dija që Vetëvendosja nuk mundet me flejë pa komuniku me Listën Serbe dhe me Radojçiqin. Qeveria dje është dasht me u rrëzu”, ka thënë deputetja Musliu.

Të ngjashme