Musmurati e Sadiku u ligjërojnë nxënësve të “Sami Frashërit” për kancerin e gjirit

Prishtinë | 13 Sht 2023 | 12:57 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka mbajtur ligjëratë në Gjimnazin “Sami Frashëri”, për vetëdijesim kundër kancerit të gjirit, në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina 2023”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ligjëratë, përveç nxënësve, pjesëmarrëse ishte edhe drejtoresha e Arsimit të Prishtinës, Besianë Musmurati, e cila bashkë me drejtorin Sadiku bashkëbisedoi me nxënësit e shkollës për sëmundjen e kancerit të gjirit.

Musmurati tha se kjo sëmundje duhet që të trajtohet me kohë.

“Është një sëmundje që jo rrallë herë na bien me has në të edhe që është një sëmundje shumë serioze edhe duhet trajtuar sa më herët, sa më herët që e trajtojmë aq më mirë është për të gjithë ne”. 

Sadiku, fillimisht para nxënësve foli për fushatën “Race for the Cure”, duke shtuar se çdo e treta grua është e rrezikuar që të preket nga kjo sëmundje.

Sipas tij, i vetmi shpëtim nga kjo sëmundje është zbulimi i hershëm.

“Fatkeqësisht sipas statistikave sot çdo e teta grua do të sëmuret nga kanceri i gjirit dhe vetmja armë që sot do të jetë për këtë problematik shëndetësore është e zbuluar herët. Të bëhet ekzaminimet të cilat na ndihmojnë me zbulua herët. Njëra prej atyre kryesore që sot ka ndodhur është mamografia. Zakonisht shumica e preferencave është që mbi 40 vjet duhet me fillua”.

“Sëmundja e kancerit të gjirit është një sëmundje që shkakton probleme shumë njerëzve por fatbardhësia është kjo që tha profesoresha që zbulimi i hershëm që është arma që kemi sot që i ka ndodhur profesoreshës, mrekullia këtu është me bërë mamografia. Mamografia sot është pa pare, në Prishtinë i kemi tre aparate, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, një është në Dardani dhe një e kemi në Veternik, duhet me thirr në telefon. Ka edhe në spitale po pse përderisa ka në qytet të shkohet në spital me ngarkuar spitalin”, tha ai.

Ai tha se me rregulla është që mamografia duhet të bëhet nga mosha 40 vjeçare, por duhet të bëhet edhe më herët nëse ka ndonjë shenjë, raporton EO.

“Sot një farë rregull është që mbi 40 vjet me bërë të rregullt. Nëse vëren diçka më herët duhet me bërë edhe më herët. Duhet çdo vit gratë me e bërë. Qëllimi është ne me fol për këtë mos me mëndu si temë që nuk me takon mua, të jemi secili pjesë e asaj, kanceri i gjirit paraqitet edhe tekë meshkujt shumë pak, por edhe tekë meshkujt, një për qind e të sëmurave munden me qenë meshkuj për këtë arsye fokuesei është me i madh tekë femrat se eshët 99 për qind tekë femrat”, tha ai. 

Të ngjashme