Nënkryetarja e Prishtinës Besianë Musmurati ka bërë të ditur që ka zhvilluar një takim me Bankën Zhvillimore Gjermane, KFW-në.
Sipas saj, në takim KFW-ja gjermane ka rikonfirmuar që Ministri i Financave, Hekuran Murati nuk po e nënshkruan kredinë në vlerë prej 74 milionë eurosh për pastrimin e qytetit të Prishtinës.
Bëhet fjalë për një kredi që Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar dy vite më parë me Qeverinë Gjermane, ku përmes KFW-së pritej të bliheshin mbi 100 kamionë, 10 mijë kontenjerë, e të bëhej një qendër e mirëfilltë e riciklimit të mbeturinave në rajonin e Prishtinës.
“Është e turpshme, e dhimbshme dhe qyqare që një ministër për inate politike të bllokojë pastrimin e Prishtinës” ka thënë Musmurati në statusin e saj.