Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka demantuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, duke thënë se në asnjë rast nuk ka biseduar me Ramën dhe me të tjerët për Minishengenin, në kohën kur Mustafa ishte kryeministër.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve.
Postimi i plotë i Mustafës:
Kryeministri Rama në T7 më cilesoi si politikan tinëzak. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi.
Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor. IM