Mustafa dënon hedhjen e mjetit shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 15:46 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa konfirmoi lajmin se në shtëpinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Murat Mehës është hedhur një bombë.

Ai ka thënë se një akt i tillë është i papranueshëm, duke theksuar se këta njerëz nuk ia donë të mirën Kosovës.

“Te shtëpia e Murat Mehës është hedhur një mjetë shpërthyes. Është një akt i papranueshëm. Aktet e tilla që rrezikojnë jetën e familjeve tregojnë më së miri se kemi të bëjmë me njerëz që nuk ia dojnë të mirën Kosovës. Ata e rrezikojnë të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Mustafa

Zëdhënjësja e Policisë së Kosovës ka konfirmuar për media se në terracën e një shtëpie në lagjen Dardania në Prishtinë është gjetur një mjet shpërthyes.

Bëhet fjalë për shtëpinë e Murat Mehës, kryetar i Komisionit qeveritar për demarkacionin.

Sipas saj rasti për mjet shpërthyes në këtë shtëpi është njoftuar rreth orës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme