Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takim me përfaqësues të OJQ-së “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve”.
Në takim u diskutua mbi përmbylljen e suksesshme nga Ministria të kërkesave që ka pas kjo organizatë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve.
Në këtë drejtim, Ministri Mustafa njoftoi se ka sjellë udhëzimet administrative mes të cilëve ka krijuar bazë ligjore për ta bërë të obligueshëm regjistrimin dhe identifikimin e kafshëve shoqëruese.
Me këtë, Ministri Mustafa bashkë me përfaqësuesit e organizatës, njoftuan se do kontribuohet në ndalimin e braktisjes së kafshëve si dhe zvogëlimin e qenëve endacak.
Të dyja palët u dakorduan se kujdesi ndaj kafshëve dhe mbajtja e përgjegjshme e tyre, është parakusht për emancipim dhe zhvillim të shoqërisë dhe shtetit.
Organizata falënderoi Ministrin Mustafa për kontributin e dhënë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve, objektiva të cilat synon ti arrijë kjo organizatë.
Ministri Mustafa njoftoi se me udhëzimet administrative, gjithashtu bëhet unifikimi i çmimeve të shërbimeve veterinare, sa i përket aplikimit të mikroçipit te kafshët shoqëruese, kastrimit/ sterilizimit/ e hospitalizimit të kafshëve shoqëruese dhe i identifikimit dhe regjistrimit të koshereve të bletëve.