Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar sot gjatë ditës kultivuesit e frutave, në komunën e Junikut, ku ka monitoruar nga afër plantacionet e qershive, boronicës si dhe plantazhë me lloje të ndryshme të mollës.
“Kam parë nga afër veprimtaritë bujqësore që po bëhen në këtë sektor dhe gjendjen e kultivuesve të kësaj komune. Gjithashtu, jam i lumtur që 50% e të punësuarave janë zonja të cilat me përkushtim të lartë sigurojnë fruta të freskët dhe cilësor për tryezat tona. Po ashtu, ja vlen të theksoj se përkrahja dhe mbështetja për të gjithë kultivuesit e kulturave bujqësore do të vazhdoj përmes granteve dhe subvencioneve, në mënyre që të lehtësohet puna e tyre”, ka thënë ministri Mustafa.
Në anën tjetër, kultivuesit e falënderuan ministrin Mustafa për vizitën, angazhimin dhe mbështetjen e ministrit si dhe e njoftuan atë se mbështetja për këtë sektor është më se e nevojshme.