Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar se Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës duhet të zgjidhet nga kryeministri i ardhshëm.
Mustafa ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje kalimtare që do të siguronte që personi që do të vijë në vend të Shpend Maxhunit të zgjidhet nga kryeministri i ardhshëm.
Ligji parasheh afatet. Por mendoj se do duhej të gjendet një zgjidhje kalimtare e cila siguron që Kryeministri i ardhshëm së bashku me Presidentin të zgjedhin drejtorin e ri”, ka deklaruar Mustafa në një intervistë për Sinajlin.
Ndryshe, Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga pozita e Drejtorit të AKI’së më 6 nëntor.
Dorëheqja e Maxhunit u konfirmua nga kryeministri në detyrë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Kam pranuar dorëheqjen e drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare”, kishte shkruar Haradinaj.