Blerim Latifi thotë se Isa Mustafa do të jetë kandidat për kryeministër ose dikush që kontrollohet nga ai.
“Vjosa Osmani sot është vetëm një individ në LDK. Isa Mustafa ka arritur ta izolojë atë brenda partisë. Isa Mustafën do ta kemi kandidat për kryeminsitër. Duhet me qenë një kandidat që kontrollon votat në partinë e tij. Isa Mustafa nuk e bën kryeministër dikë që i del jasht kontrollit si Vjosa Osmani”.
“Rëndësia e kryeministrit në këtë situatë është para se gjithash, kemi me pasë një kryeministër që ka me u marrë vetëm me menaxhimin e marrëveshjes me Serbinë, s’ka me u marrë me dicka tjetër”, ka thënë Latifi.