Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka mbërritur në Kosovë. Ai tashmë është në takim me presidentin e vendit Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.
Në takim pritet të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, pavarësisht se ende nuk është formuar Qeveria e Kosovës.
Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka mbërritur edhe Isa Msutafa e Albin Kurti të cilët pritet të takohen me Borrelin.